Imami i namazit të së premtes në Teheran: Marshi i Arbainit është shndërruar në ankth për armiqtë
(last modified Fri, 18 Oct 2019 15:19:23 GMT )
Tetor 18, 2019 17:19 Europe/Tirane
  • Imami i namazit të së premtes në Teheran: Marshi i Arbainit është shndërruar në ankth për armiqtë

Imami i namazit të së premtes në Teheran, deklaroi se marshi i Arbainit të Imam Husejnit (a.s.) është një pozicionim i liridashësve të botës përball armiqve dhe ky marsh i Arbainit tani është shndërruar në një ankth për armiqtë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Khuxhetul-Islam Muhamed Xhavad Haxh Ali Akbari në ceremoninë e namazit të së premtes në Teheran, duke vlerësuar përpjekjen e qeverisë dhe popullit të Irakut në organizimin madhështor të ceremonisë së Arbainit të Imam Husejnit (a.s.), deklaroi: “Kur mbi 20 milionë njerëz me moton sloganin “Lebejk Ja Husejn” marrin pjesë në marshin e Arbainit, ky veprim shkakton trondite te forcat e armikut”.

Khuxhetul-Islam Haxh Ali Akbari theksoi: “Arbaini i Imam Husejnit (a.s.) është një lëvizje jashtëzakonisht dinamike në përshpejtimit të dekadencës së arrogancës botërore”.

Imami i namazit të së premtes në Teheran duke thënë se logjika e Arbainit të Imam Husejnit (a.s.) do ta bëjë Islamin ngadhënjimtar, shtoi: “Logjika e Arbainit Husejnit është rezistenca, shpresa, qëndresa e palodhshme, fitorja e gjithanshme, distancimi nga armiku, guximi dhe dashuria ndaj të gjithë njerëzve”.

Vlen të theksohet se data 20 safar të vitit 1441 hixhri kameri që përkon me 19 tetor 2019, është Arbaini (të dyzetat) e martirizimit të Imam Husejnit (a.s.) dhe të shokëve të tij besnikë në fushën e Qerbelasë.

Me këtë rast me miliona njerëz myslimanë dhe jomyslimanë nga anë e mbanë bota disa ditë para ditës së Arbainit të Imam Husejnit (a.s.) shkojnë në Irak dhe kalojnë në këmbë rrugën 80 kiliometra nga qyteti Naxhaf deri në Qerbela.

 

Tags