Presidenti iranian falënderon autoritetet fetare dhe shtetërore dhe popullore të Irakut për organizimin e marshit të Arbainit Husejnit
(last modified Sun, 20 Oct 2019 13:48:11 GMT )
Tetor 20, 2019 15:48 Europe/Tirane
  • Presidenti iranian falënderon autoritetet fetare dhe shtetërore dhe popullore të Irakut për organizimin e marshit të Arbainit Husejnit

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit me anë të një mesazhi dërguar për presidentin dhe kryeministrin e Irakut, ka falënderuar kontributin dhe punën e popullit dhe të autoriteteve shtetërore dhe fetare të Irakut për garantimin e sigurisë së plotë dhe krijimin e kushteve të përshtatshme për vizitorët e Arbainit të Imam Husejnit (a.s.).

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në mesazhin e z. Hasan Ruhani, presidentit të Republikës Islamike të Iranit dërguar për Braham Saleh, presidentin e Irakut dhe Adel Abdulmahdi, kryeministrin e Irakut, thuhet: "Në marshin madhështor të Arbainit Husejnit që u organizua këtë vit me pjesëmarrjen e pashembullt të miliona dashamirësve dhe të Vilajetit dhe dashamirësve të lirisë dhe drejtësisë, edhe një herë u krijua një epope e pavdekshme dhe pa harruar e cila dërgoi për të gjithë botën mesazhin e lirisë dhe burrërisë së Ashurasë. Tubimi madhështor i marshit të Arbainit Husejnit para se gjithash ka treguar se Arbaini nuk është vetëm një ngjarje e kalendarit, por është një mrekulli e pavdekshme e historisë dhe media më e fuqishme për prezantimin e kulturës husejnite dhe kryengritjes së Ashurasë".

Dje (të shtunën) më 20 safar të vitit 1441 hixhri kameri që përkoi me 19 tetor të vitit 2019, ishte Arbaini (të dyzetat) i martirizimit të Imam Husejnit (a.s.), imamit të tretë të myslimanëve shiitë në fushën e Qerbelasë.

Me këtë rast me miliona myslimanë shiitë dhe sunitë si dhe besimtarë të feve të tjera kanë marrë pjesë në ceremonitë përkatëse për përkujtimin e Imam Husejnit (a.s.) dhe sakrificës së familjes dhe shokëve të tij besnikë.

 

Tags