Zarif kritikon heshtjen e perëndimit kundrejt armëve bërthamore të regjimit sionist
(last modified Sat, 07 Dec 2019 07:45:34 GMT )
Dhjetor 07, 2019 08:45 Europe/Tirane
  • Zarif kritikon heshtjen e perëndimit kundrejt armëve bërthamore të regjimit sionist

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit duke përmendur testimin e raketave që kanë kapacitet të mbartin koka bërthamore nga ana e reagimit sionist, ka kritikuar Amerikën dhe Evropën për shkak se ata heshtin përballë armëve dhe qendrave bërthamore të regjimit sionist që është poseduesi i vetëm i të tilla armëve në Azinë Perëndimore.

Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në cicërimin e  tij në Twitter deklaroi se regjimi sionist ka testuar një raketë bërthamore që objektivi i së cilës është Iranit dhe shtoi se Amerika dhe trojka evropiane asnjëherë nuk janë ankuar për të vetmin posedues të armëve atomike në Azinë Perëndimore por ankohen për armët ligjore të Iranit që kanë karakter vetëm mbrojtës. Ditën e premte mediat e regjimit sionist kanë bërë të ditur se ky regjim ka testuar një raketë me rreze të gjatë veprimi të tipit Jarihu që ka kapacitet të mbartë bomba atomike. Testimi I kësaj rakete me kapacitet atomik është bërë në kohën kur regjimi sionist vazhdimisht proteston kundër testimeve raketore të Iranit për të cilën ka kërkuar vendosjen e sanksioneve kundër Teheranit në një kohë kur testimet raketore të Teheranit nuk bien ndesh me rezolutat e KS të OKB dhe as me marrëveshjen bërthamore. Burimet informative besojnë se regjimi sionist posedon 40-400 bomba atomike. Ky regjim jo vetëm që nuk lejon inspektimin e qendrave të tij të jashtëligjshme atomike por nuk pranon të nënshkruajë traktatin NPT.

Tags