Irani do t'i japë përgjigje shkatërruese çdo agresori
(last modified Mon, 18 May 2020 18:59:53 GMT )
May 18, 2020 20:59 Europe/Tirane
  • Irani do t'i japë përgjigje shkatërruese çdo agresori

Ministri i Mbrojtjes së Iranit deklaroi se Republika Islamike kur bëhet fjalë për mbrojtjen e sigurisë kombëtare do t'i japë një përgjigje shkatërruese çdo agresori.

Duke folur të hënën në një takim me Komisionin e Sigurisë Kombëtare dhe Politikës së Jashtme të Parlamentit iranian, Gjeneral Brigade Amir Hatami bëri një referencë për sulmin raketor të Iranit ndaj bazës ushtarake Ain al-Asad në Irak, pasi ushtria amerikane vrau Gjeneralin Kasem Soleimani, në fillim të këtij viti. Duke vënë në dukje se sulmi i Iranit shkatërroi fuqinë e rreme të Shteteve të Bashkuara për rajonin dhe botën, Ministri iranian i Mbrojtjes tha: "Përmes kësaj vendosmërie të veprimit në kohën e duhur kundër frontit të përbashkët të sistemit global të arrogancës dhe hegjemonisë, Irani vërtetoi se do t'i japë përgjigje të shpejtë, kategorike dhe dërrmuese çdo agresori në mbrojtje të interesave dhe sigurisë së tij kombëtare. " Hatami vazhdoi duke thënë se armiqësia e sistemit hegjemonist dhe arrogant ka qenë gjithmonë e qartë për ne, dhe Forcat e Armatosura të Iranit, duke u mbështetur në shkencën dhe teknologjinë indigjene, gjatë katër dekadave të Revolucionit të lavdishëm Islamik kanë arritur të shfrytëzojnë sa më shumë kapacitetet e tyre dhe kanë mundur t’i kthejnë kërcënimet në mundësi.

 

Tags