Kryeministri irakian vizitë zyrtare dy ditore në Iran
(last modified Mon, 20 Jul 2020 21:08:48 GMT )
Korrik 20, 2020 23:08 Europe/Tirane
  • Kryeministri irakian vizitë zyrtare dy ditore në Iran

Kryeministri i Irakut Mustafa al-Kadhimi do të udhëtojë nesër në Teheran për një vizitë zyrtare dy-ditore për të zhvilluar bisedime me zyrtarë të lartë iranianë.

Duke drejtuar një delegacion të nivelit të lartë politiko-ekonomik, Kadhimi do të arrijë në kryeqytetin iranian të Martën në udhëtimin e tij të parë të huaj që nga marrja e detyrës në maj. Presidenti iranian Hasan Ruhani do të mirëpresë zyrtarisht kryeministrin irakian, dhe të dy zyrtarët do të zhvillojnë bisedime private. Gjatë qëndrimit në Teheran, Kryeministri irakian do të takohet gjithashtu me Liderin Suprem të Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei dhe me Kryetarin e Parlamentit Muhamed Baker Ghalibaf. Vizita e Kryeministrit irakian  vjen vetëm dy ditë pasi Ministri i Jashtëm i Iranit Muhamed Xhavad Zarif kreu një vizitë zyrtare dy-ditore në Irak, ku ai zhvilloi bisedime me zyrtarë të lartë të Irakut.

 

Tags