Presidenti iranian pret në mënyrë zyrtare kryeministrin e Irakut
(last modified Tue, 21 Jul 2020 14:16:00 GMT )
Korrik 21, 2020 16:16 Europe/Tirane
  • Presidenti iranian pret në mënyrë zyrtare kryeministrin e Irakut

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ditën e martë në mënyrë zyrtare ka pritur kryeministrin e Irakut gjatë një ceremonie solemne në Teheran.

Në ceremoninë e pritjes zyrtare, pas këndimit të himneve kombëtare të të dy vendeve, Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, dhe Mustafa Al-Kadhimi, kryeministri i Irakut, pasi kanë parakaluar para trupave të gardës, kanë prezantuar anëtarët e delegacioneve shoqëruese.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit dhe kryeministri i Irakut pas ceremonisë së pritjes zyrtare, kanë hyrë në sallën e bisedimeve dypalëshe. Forcimi dhe thellimi i bashkëpunimeve bilaterale në fusha të ndryshme politike, ekonomike dhe kulturore, diskutimi i çështjeve më të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare si dhe krijimi i një lëvizje dinamike në marrëdhëniet Teheran-Bagdad, konsiderohen prej temave kryesore të negociatave të delegacioneve të larta të të dy vendeve.

Kryeministri i Irakut gjatë vizitës së tij dyditore në Iran gjithashtu do të takohet edhe me liderin suprem të Revolucionit Islamik të Iranit dhe me Muhamed Bagher Ghalibaf, kryetarin e Parlamentit Islamik të Iranit me të cilët do të bisedojë rreth çështjeve me interes të të dy vendeve.

Kryeministri i Irakut gjatë vizitë në Teheran shoqërohet nga ministri i jashtëm, ministri i naftës, ministri i energjisë, i financave, i mbrojtjes, i shëndetësisë dhe nga këshilltari për siguri kombëtare të Irakut.

Tags