Gjeneral Hatami: Kapaciteti raketor I Iranit ka karakter parandalues I luftës
(last modified Wed, 19 Aug 2020 08:08:59 GMT )
Gusht 19, 2020 10:08 Europe/Tirane
  • Gjeneral Hatami: Kapaciteti raketor I Iranit ka karakter parandalues I luftës

Veprimtaria e Republikës Islamike të Iranit në kapacitetin raketor është preventues aktiv dhe parandalues i luftës.

Kështu deklaroi gjeneral Amir Hatami ministër i mbrojtjes i Republikës Islamike të Iranit i cili mbi sukseset në industrinë e mbrojtjes tha: Fuqia raketore e vendit i përket popullit iranian dhe deri në kohën kur të jetë nevoja për mbrojtje kjo fuqi duhet përditësuar. Ministri iranian i mbrojtjes ndër të tjera shtoi: Ndjeshmëria e armikut ndaj fuqisë raketore të Iranit ka për qëllim që të pengojë fuqinë e dhënies së përgjegjës nga ana e Iranit. Sa i përket arritjeve të vendit në manovrat ushtarake tokësore ministri Hatami tha: Manovrat tokësore përfshijnë stërvitjet me pajisje shumë të sofistikuara për të cilat industria e mbrojtjes ka arritur vetëmjaftueshmëri. Ndërsa sa i përket sukseseve të ministrisë së mbrojtjes në sektorin detar ministri Hatami tha: pajisjet e forcave detare të ushtrisë dhe gardës revolucionare në armë, raketa dhe sisteme mbrojtëse është në nivelin e superfuqive.

Tags