Bagheri: Irani dhe Rusia i kanë kthyer sanksionet amerikane në një mundësi
(last modified Sat, 18 May 2024 09:48:56 GMT )
May 18, 2024 11:48 Europe/Tirane
  • Bagheri: Irani dhe Rusia i kanë kthyer sanksionet amerikane në një mundësi

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës Islamike të Iranit në takimin “Rusi-Bota Islame” tha: Sanksionet e SHBA-së janë kthyer në mundësi unike.

Samiti Rusi- Bota Islame mbahet nga 14 deri më 19 maj 2024 në Rusi. Qëllimi kryesor i këtij takimi është forcimi i marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike, shkencore dhe teknike, sociale dhe kulturore midis rajoneve të Rusisë dhe vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, si dhe promovimi i zhvillimit të institucioneve të sistemit financiar islamik në Rusi. Në lidhje me këtë dhe sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS; Ali Bagheri Kani, zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, i cili vizitoi Rusinë për të marrë pjesë në Konferencën Rusi-BotaIslame, tha: Rusia dhe Irani kanë arritur t'i kthejnë sanksionet e SHBA në mundësi jo vetëm për veten e tyre, por edhe për të gjithë rajonin. Bagheri shtoi: Amerika kërcënon vendet e rajonit, veçanërisht Republikën Islamike të Iranit dhe Rusinë dhe vazhdon të vendosë sanksione të paligjshme kundër të dy vendeve për të ushtruar presion ndaj tyre, por me  masat e ndërmarra nga liderët e Iranit dhe Rusisë, sanksionet që nuk janë vetëm për dy vendet, por edhe vendet e tjera, tashmë janë kthyer në mundësi. Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit gjithashtu tha: "Është e pamundur të vendoset paqe në rajon pa marrëdhënie të ngushta ekonomike dhe Moska dhe Teherani do të vazhdojnë të forcojnë marrëdhëniet e tyre".

Tags