Nëntor 19, 2020 19:54 Europe/Tirane
  • Pompeo shpreh përkrahjen pa limit për Izraelin

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha të enjten nga Izraeli se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta konsiderojë lëvizjen e bojkotit të Izraelit, udhëhequr nga Palestinezët, si “antisemitike”.

Pompeo tha se do të ndërpresë mbështetjen e qeverisë për çdo organizatë që merr pjesë në këtë lëvizje. Lëvizja në fjalë ka si synim, sipas tyre, që Izraeli të zbatojë ligjin ndërkombëtar sa i përket problematikave me fqinjët. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i bëri këto deklarata ndërsa vizitoi një vendbanim hebre në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli. Mijëra palestinezë u mblodhën në Ramallah të Bregut Perëndimor, teksa mbanin pankarta me parulla kundër vizitës së Pompeos. Në konferencën e përbashkët të shtypit, kryeministri izraelit, Netanjahu, falënderoi administratën amerikane për lëvizjen e ambasadës së saj në Jeruzalem, ndërsa solli në vëmendje edhe njohjen e sovranitetit të Izraelit mbi Lartësitë e pushtuara Golan dhe qëndrimin e  ashpër kundër Iranit.  Mediet amerikane shkruajnë se Presidenti i zgjedhur Joe Biden është zotuar të rivendosë ndihmën amerikane për palestinezët dhe të punojë në ringjalljen e procesit të paqes mes dy vendeve.

 

Tags