Nëntor 20, 2020 14:22 Europe/Tirane
  • Hamas dënon vizitën e Pompeo-t në kolonitë sioniste

Zëdhënësi i Lëvizjes Rezistenca Islamike e Palestinës (Hamas) ka dënuar vizitën e sekretarit amerikan të shtetit në kolonitë sionist në territoret e pushtuara dhe këtë veprim e ka quajtur shkelje të hapur të të drejtave të popullit të Palestinës.

Agjencia e lajmeve Palestine Today njoftoi se Hazem Kasem, zëdhënësi i Hamas, të premten deklaroi: “Vizita e Mike Pompeo, sekretarit amerikan të shtetit në kolonitë sioniste në territoret e pushtuara tregon hipokrizinë dhe poshtërsinë e Uashingtonit i cili kurrë nuk heq dorë nga armiqësia me popullin e Palestinës dhe nga shkelje e të drejtave të palestinezëve”.

Hazem Kasem duke thënë se idealet e popullit të Palestinës po përballen me rreziqe dhe sfida të mëdha, theksoi unitetin e palestinezëve për t’u përballur me këto sfida dhe rreziqe si një faktor i domosdoshëm.

Vlen të theksohet se sekretari amerikan i shtetit ditën e enjte ka vizituar kolonitë sioniste në tokat e uzurpuara dhe të pushtuara në Bregun Perëndimor të lumit Jordan të Palestinës dhe nga atje ka shkuar në Lartësitë e Golanit të pushtuar.

Tags