Nëntor 25, 2020 19:55 Europe/Tirane
  • Trump e ka futur Arabinë në një luftë të pafund, Tel Avivi i jep grushtin e fundit

Lajmi zyrtar i takimit të trashëgimtarit të Mbretërisë Saudite, Muhamed bin Salman dhe Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu, do të ketë, pasoja afatshkurtra dhe afatgjata të pariparueshme për regjimin Al-Saud, si në nivelin e brendshëm, ashtu edhe atë ndërkombëtar.

Lind një pyetje: ndërsa historia e lidhjeve MBS-Tel Aviv tashmë daton që nga viti 2015, kur ata së bashku filluan sulmet e tyre të para ushtarake kundër Jemenit për të vendosur rajonin ultra-strategjik të Detit të Kuq nën sundimin e Sionizmit, pse e kanë zbuluar këtë "lidhje të panatyrshme" tani? Disa thonë se Ben Salman ka shumë frikë nga presidenti i ri i SHBA, nga politika e tij e mundshme iraniane, nga pasojat e çështjes Kashoggi ... Prandaj u bë zbulimi i lidhjeve të tij me Izraelin pasi Tel Avivi është vend i shenjtë për të gjithë presidentët e SHBA. Të tjerët besojnë, përkundrazi, se princi i dashur i Riadit ishte edhe një herë viktimë e një grushti nga dyshja SHBA-Izrael, e cila që nga viti 2015 ka bërë gjithçka për të sjellë në kolaps mbretërinë e pasur me naftë. Arabia Saudite është përpjekur gjithmonë të paraqitet si udhëheqësi i botës muslimane. Riadi gjithmonë ka konkurruar me Turqinë për të fituar këtë status. Arabia Saudite gjithashtu ka shikuar ekuacionet rajonale nga perspektiva e "Arabizmit" dhe duke dominuar Lidhjen Arabe, ajo është përpjekur të paraqitet si padroni i madh i botës arabe. Por për dy ditë, Riadi dhe Tel Avivi janë bërë bashkëpunëtorë duke shokuar miliona myslimanë që besonin në këtë mbretëri si në një burim frymëzimi që nuk ekziston më. Normalizimi me Izraelin do të thotë që Riadi është i prirur të tradhtojë çështjen Palestineze, ose më keq akoma, është duke u rreshtuar me Izraelin për t'u përballur me Palestinën. Pasojat janë të mëdha: Riadi papritmas humbi pozicionin e tij si "qendra e botës myslimane", por edhe më keq, bëhet armiku numër 1 i saj. Bota muslimane nuk do ta falë regjimin Al-Saud për gënjeshtrën gjatë gjithë këtyre dekadave dhe instrumentalizimin e çështjes palestineze për të arritur qëllimet e tij. Ndërsa MBS nuk do të ketë zgjidhje tjetër përveç se të bëjë lëshime ndaj Netanjahut. Kjo do të ndihmonte shumë kundërshtarët në familjen mbretërore të trashëgimtarit të Mbretërisë Saudite Ben Salman, i cili tashmë thuhet se ka shumë frikë nga e ardhmja e tij politike me perspektivën e një qeverie demokrate në Shtëpinë e Bardhë, e cila do të mbështeste princin Ben Nayef. Pasi i ka dhënë disa qindra miliardë dollarë administratës Trump dhe më pas fushatës së tij elektorale, MBS po vendos përsëri rekordin e shpenzimeve, por këtë herë mbretëria është e thatë, është në borxhe, e mbytur në një luftë kundër Jemenit, i cili në vend që të ishte një pushtim mbretëror, është bërë një makinë për shkatërrimin e themeleve të mbretërisë Saudite. A do të shpëtohet princi nga lobi izraelit? Asgjë nuk është e sigurt. Ai nuk hezitoi të tradhtojë Trumpin, dhe as nuk do të shpëtojë MBS. Po sikur i njëjti lob, duke e shtyrë MBS drejt normalizimit, të kërkonte fundin e tij të nxituar? Kjo ndërmarrje luftarake e njohur si koalicioni ushtarak anti-Iran, anti-Rezistencë në të cilin është shtyrë Riadi, pas dekadave të dështimit për të "izoluar Iranin", në fund të fundit mund të provojë të jetë grushti i fundit. Sulmi raketor me raketën Kuds-2 kundër Xheddas, njofton se: në Arabinë Saudite, ka shpirtra që refuzojnë luftën kundër Iranit Mysliman përkrah Izraelit. Këta janë të njëjtët shpirtra që e kanë bërë Arabinë Saudite jugore një moçal për ushtrinë e Ben Salmanit duke bashkëpunuar me Ansarallah. Janë të njëjtët shpirtra që Ansarallah i quajti "Sauditë të guximshëm"  të nesërmen e sulmit të tij të njëkohshëm me dron kundër Aramco në shtator 2019. Këta shpirtra po presin kohën e tyre për të hequr qafe Ben Salmanin dhe duke e ditur këtë Tel Avivi zgjodhi momentin e njoftimit të normalizimit, pa u munduar ta paralajmëronte Ben Salmanin për këtë ... Një qilim i tërhequr nën këmbët e MBS.

 

Tags