Prill 20, 2022 10:40 Europe/Tirane
  • Sulm kibernetik ndaj mediave izraelite me sloganin

Një sulm masiv kibernetik është kryer nga hakerat irakianë ndaj mediave dhe organeve të medias izraelite dhe sot në mëngjes i nxori ato ato nga qasja e publikut, duke përfshirë edhe kanalin televiziv zyrtar izraelit (Kanali 9).

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se kanali 9, kanali 11 dhe kanali "Kan" i televizionit të regjimit sionist janë tre media të rëndësishme izraelite që janë sulmuar nga hakerat dhe janë bërë të paarritshme për publikun për shkak të një sulmi kibernetik.
Një grup hakerësh irakianë i quajtur "Fariq al-Tahereh" thuhet se ka kryer këtë operacion kibernetik në shkallë të gjerë.
Para këtij sulmi sulmi kibernetik, rrjetet sociale pranë grupeve të rezistencës irakiane publikuan orën 1:02; një kod ky që tregon se diçka e re do të ndodhte në këtë orë. Kjo orë, sipas aktivistëve irakianë të rrjeteve sociale, ishte momenti i saktë i martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmani dhe Abu Mahdi al-Muhendis, komandantëve të Frontit të Rezistencës afër aeroportit të Bagdadit.
Mediat sociale irakiane raportojnë se sulmi u shoqërua me dy fjalë: "Ne as nuk harrojmë dhe as nuk falim"; një aludim ky që tregon se operacioni për hakmarrjen e gjakut të dëshmorëve të rezistencës irakiane dhe palestineze vazhdon.
Njëkohësisht me këtë sulm kibernetik, në rrjetet sociale irakiane u publikuan sloganet "Labejk ja Kods", "Ja Letharat al-Husejn", "Labejk ja Haxh Kasem" dhe "Labejk ja Abu Mahdi".
Burimet informative në gjuhën hebraike thonë se ora e kryerjes së këtij sulmi kibernetik ka një mesazh të qartë që tregon kohën e saktë të martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmani dhe Ebu Mahdi al-Muhandis.
Gjeneralmajor Haxh Kasem Sulejmani dhe Abu Mahdi al-Muhandis, dhe disa shoqërues të tyre u vranë më 3 janar 2020, nga një sulm ajror të kryer nga agresorët dhe terroristët amerikanë afër aeroportit në kryeqytetin irakian, Bagdad.

Tags