Dhjetor 24, 2022 08:17 Europe/Tirane
  • Përfaqësuesi i OKB-së kërkoi më shumë presion mbi talebanët

Përfaqësuesi i OKB-së bëri thirrje për të ushtruar presion ndaj talebanëve në lidhje me ndalimin e grave për të hyrë në universitete.

Sipas Al Jazeera, i dërguari special i OKB-së u ka kërkuar vendeve islamike që të dënojnë veprimin e talebanëve në ndalimin e studentëve femra nga hyrja e tyre në universitete. Gordon Broën, i cili ka shërbyer më parë si kryeministër britanik, tha se nëse gratë nuk trajnohen si mësuese, studiuese, shkencëtare dhe profesione të tjera, ekonomia e Afganistanit do të vuajë për një kohë afatgjatë. Ministria e Arsimit e Afganistanit nën mbikëqyrjen e qeverisë talebane të martën e kaluar nxori një urdhër për pezullimin e shkollimit të vajzave në institucionet e arsimit të lartë publik dhe privat. Pasi morën kontrollin e Afganistanit, talebanët mbyllën dyert e shkollave të klasës së gjashtë për vajzat. Kombet e Bashkuara e kanë përshkruar këtë veprim si “thyerje të besëlidhjes”.  Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Nasser Kanani, në reagim ndaj veprimit të talebanëve gjithashtu tha: Republika Islamike e Iranit, si fqinje e Afganistanit dhe e interesuar për paqen dhe zhvillimin në këtë vend, i vjen keq kur dëgjon lajmin për shfaqjen e pengesave për arsimin e lartë të vajzave dhe grave në Afganistan.   Shpresojmë që autoritetet përkatëse të Afganistanit të largojnë shpejt pengesat dhe të krijojnë terrenin për rifillimin e shkollimit të studentëve meshkuj dhe femra të këtij vendi në të gjitha nivelet e arsimit.

Tags