Janar 10, 2023 08:02 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite heq kufizimet për Haxhin

Ministri saudit i Haxhit njoftoi; Haxhi këtë vit do të mbahet pa asnjë kufizim në numër dhe moshën e pelegrinëve dhe pa teste të koronës.

Sipas Rusia Today, Ministri i Haxhit të Arabisë Saudite, Taëfiq bin Faëzan, njoftoi se nuk ka asnjë kufizim moshe ose kufizim në numrin e haxhinjve në ceremoninë e haxhit të këtij viti dhe nuk ka nevojë që haxhinjtë të dorëzojnë një test negativ të koronës.  Më herët, zyrtarët sauditë kishin njoftuar se me normalizimin e kushteve në dy faltoret e shenjta dhe pranimin e haxhinjve të Umres pa kufizime të koronës, është bër ëe mundur që ceremonia e haxhit këtë vit të mbahet pa asnjë kufizim. Vitet e kaluara nuk ishte e mundur të hyje në Mesxhid el-Nabi pa veshur maskë, madje ndonjëherë, besimtarët kontrolloheshin për nga shëndeti me qëllim që të parandalohej hyrja e personave të dyshuar me korona. Me anulimin e kufizimeve të koronës në Xhaminë al-Nabi (PBUH), pelegrinët nga vende të ndryshme do të vizitojnë faltoren e Profetit pa maska ​​dhe nuk do të ketë më distancim social.

Tags