Shkurt 03, 2023 16:05 Europe/Tirane
  • “Normalizimi i marrëdhënieve me sionistët është krim”, shtohen kritikat ndaj al-Khalifes dhe arabëve

Qytetarët dhe përfaqësuesit e Bahrejnit nisën një fushatë kundër normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet regjimit Al-Khalifa dhe regjimit sionist në hapësirën kibernetike dhe theksuan edhe një herë kundërshtimin e tyre ndaj normalizimit të marrëdhënieve me sionistët në të gjitha fushat.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se takimi i fundit i parlamentarëve të Bahrejnit, i cili u shoqërua me debate dhe polemika të ashpra për rreth vendosjes së emrit "regjimi sionist" ndaj ekzistencës false "Izrael" nga deputetët e këtij vendi, bëri që përdoruesit arabë të Twitter, së bashku me qytetarët bahrejnas, të shprehin një valë të kundërshtimit dhe kritikave të ashpra në rrjetet sociale ndaj normalizimit të marrëdhënieve mes shteteve arabe dhe regjimit sionist.

Gjatë seancës së Parlamentit të Bahrejnit të mërkurën (1 shkurt), Mamdouh Al-Saleh, një nga deputetët e këtij vendi, e quajti ekzistencën e rreme të Izraelit "regjim sionist uzurpues".

Megjithatë, Ahmed bin Selman Al-Muslem, kryetari i Parlamentit të Bahrejnit, e hodhi poshtë këtë përshkrim dhe tha: "Shprehja “regjim sionist” duhet të fshihet nga fjalimet". Kjo bëri që Zejnab Abdul Amir, një tjetër deputete, të ndërhynte në diskutim dhe gjatë një fjalimi, ajo mbështeti vazhdimin e adresimit të "Izraelit" si regjim uzurpator dhe regjim sionist.

Këta dy deputetë të Bahrejnit përsëritën disa herë përshkrimin e tyre për "Izraelin" si regjim uzurpator dhe kërkuan konfirmimin e këtij titulli nga të pranishmit në seancë.

Pas publikimit të gjerë të videove në lidhje me këtë seancë, populli i Bahrejnit vlerësoi qëndrimet e guximshme të këtyre dy deputetëve dhe dënoi vazhdimin e shërbimeve të regjimeve arabe ndaj regjimit uzurpues sionist.

Qytetarët e Bahrejnit shkruan: "Fjalët e deputetëve janë qëndrimi i kombit tonë".

Tags