Shkurt 10, 2023 09:06 Europe/Tirane
  • Shtohet numri i viktimave të tërmetit në Aleppo të Sirisë

Zyrtari i komunës Aleppo në Siri bëri të ditur se numri i të vdekurve nga tërmeti në këtë qytet ka arritur në 450 persona dhe numri i të lënduarve ka shkuar në 700.

Tërmeti me magnitudë 7.8 ballë të shkallës Rihter mëngjesin e së hënës goditi veriperëndimin e Sirisë. Ky tërmet ka shkaktuar dëme të shumta në këtë zonë. Sipas IRNA, Hamrovan Al-Haf në një intervistë ekskluzive për kanalin Al-Majadeen tha: Deri më tani, 600 persona janë nxjerrë nga rrënojat e shkaktuara nga tërmeti në Aleppo. Shumë vende të botës shprehën simpatinë dhe solidaritetin me qeverinë dhe popujt e Turqisë dhe Sirisë, por për shkak të sanksioneve të SHBA-së kundër Damaskut, dhënia e ndihmës për Sirinë ka hasur probleme të shumta. Në dhjetor 2019, presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi një projekt-ligj për buxhetin e mbrojtjes prej 738 miliardë dollarësh. Një pjesë e të cilave përfshinte ligje për të rritur sanksionet kundër presidentit sirian Bashar al-Assad dhe aleatëve të tij. Ligji “Cezari” është pjesë e këtyre ligjeve të reja që i janë shtuar projektligjit të buxhetit të mbrojtjes amerikane. Pas gjashtë vitesh, ky ligj ka hyrë në fuqi më 17 qershor 2020 dhe do të jetë i vlefshëm deri në vitin 2024. Akti i Cezarit është një komplot amerikan kundër Sirisë, i cili synon të rrisë izolimin financiar, ekonomik dhe politik të qeverisë siriane, si dhe të vendosë sanksione kundër aleatëve të saj.

Tags