Prill 08, 2023 16:56 Europe/Tirane
  • Me dhjetëra terroristë vriten ose plagosen nga ushtria siriane

Një burim lajmesh raportoi për zhvillimin e luftimeve mes ushtrisë siriane dhe grupeve terroriste dhe vrasjen ose plagosjen e dhjetëra terroristëve.

Grupi terrorist Fronti Al-Nusra, i cili ka pësuar gjithmonë disfata të njëpasnjëshme nga ushtria siriane dhe forcat e rezistencës islamike në rajone të ndryshme të Sirisë, është ende i pranishëm në zonat e deeskalimit të Sirisë me mbështetjen e Turqisë dhe vazhdon veprimet armiqësore.

Agjencia zyrtare siriane e lajmeve SANA njoftoi se Ministria e Mbrojtjes e Sirisë me anë të një deklarate, bëri të ditur se njësitë e ushtrisë së Sirisë kanë neutralizuar sulmin e një grupi të terroristëve në pjesën veriore të provincës Latakia dhe kanë vrarë me dhjetëra terroristë dhe kanë plagosur me dhjetëra të tjerë.

Sipas deklaratës së Ministrisë së Mbrojtjes së Sirisë, ushtria e këtij vendi ka vrarë një nga liderët e terroristëve të njohur me emrin Abu Katadah, në një operacion special.

Muajin e kaluar, ushtria e Sirisë u përball gjithashtu me sulme të terroristëve në pjesën perëndimore të Alepos dhe në provincën Idlib dhe plagosi ose vrau shumë prej tyre.

Zona e deeskalimit në provincën Idlib, e cila përfshin provincën Idlib dhe pjesë të provincave Alepo, Hama dhe Latakia, është vendstrehimi i fundit i elementëve të armatosur të grupit terrorist "Tahrir al-Sham" dhe terroristët e Frontit Al-Nusra janë shtylla kurrizore e këtij grupi.

Tags