Qershor 14, 2023 19:30 Europe/Tirane
  • Forcat ushtarake të Turqisë sulmojnë me dron pozicionet e ushtrisë siriane në periferi të Alepos

Burime të informuara kanë raportuar për sulmet me dronë të forcave ushtarake të Turqisë kundër pozicioneve të forcave të ushtrisë siriane në periferinë veriore të Alepos.

Gazeta "Ra'y Al-Yeum" njoftoi se burime të informuara në ushtrinë siriane bënë të ditur se forcat turke kanë kryer një sulm me dron kundër pozicioneve të ushtrisë së Sirisë rreth zonës “Tal Raf'at” që ndodhet në periferinë veriore të Alepos, gjatë të cilit janë vrarë dhe plagosur disa persona janë shkaktuar dëme materiale.

Sipas burimeve të informuara, forcat ushtarake të Turqisë dhe grupet e lidhura me to kanë shtuar sulmet e tyre që nga fillimi i këtij muaji, kështu që ditët e kaluara është vënë në shënjestër një automjet ushtarak i policisë ushtarake ruse, duke është vrarë një ushtar rus dhe 2 të tjerë janë plagosur.

Dronët turq gjithashtu kanë sulmuar një pikë kontrolli të përbashkët midis Ushtrisë Siriane dhe grupit militant kurd SDF rreth Tal Raf'at dhe fshatit Al-Zijarah, duke vrarë tre persona. Gjithashtu, gjatë këtyre sulmeve u vunë në shënjestër edhe pozicionet e forcave të SDF-së në perëndim të qytetit Manbixh, të vendosura në periferinë lindore të Alepos. Që nga fillimi i këtij viti, ky është sulmi i 20-të i Turqisë në veri të Sirisë.

 

Tags