Korrik 26, 2023 09:26 Europe/Tirane
  • Thirrja e të ngarkuarit suedez me punë në Manama në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bahreinit

Të martën, Ministria e Punëve të Jashtme e Bahrejnit thirri të ngarkuarit suedez me punë në Manama pas përdhosjes së Kuranit të Shenjtë në këtë vend.

Të enjten e kaluar, Selvan Momika, një shtetas irako-suedez, ofendoi Kuranin e Shenjtë vetëm disa javë pasi dogji faqet e Kuranit jashtë xhamisë së Stokholmit. Vendet islame, duke dënuar përdhosjen e Kuranit të Shenjtë, thirrën ambasadorët suedezë dhe shefat e misioneve diplomatike në këto vende. Sipas IRNA, Ministria e Punëve të Jashtme të Bahrejnit njoftoi se ky veprim në Suedi është një shkelje e parimeve, konventave dhe ligjeve ndërkombëtare, përfshirë rezolutën e Këshillit të të Drejtave të Njeriut, i cili dënon çdo thirrje për urrejtje fetare, e cila në vetvete është një nxitje ndaj racizmit, armiqësisë dhe dhunës. Të premten, edhe Emiratet e Bashkuara Arabe thirrën të ngarkuarin me punë të ambasadës suedeze në këtë vend për ta informuar atë për notën e protestës së Abu Dhabit për lëshimin e licencës për fyerje ndaj Kuranit të Shenjtë në Stokholm. Pas fyerjes ndaj Kuranit të Shenjtë në Suedi dhe Danimarkë, të hënën e ardhshme është planifikuar të mbahet një mbledhje virtuale urgjente e ministrave të punëve të jashtme të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik. Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir Abdollahian, pas fyerjes ndaj Kuranit të Shenjtë në Suedi dhe Danimarkë dhe në një bisedë telefonike me ministrat e jashtëm të disa vendeve islamike si Turqia dhe Kuvajti, bëri thirrje për një takim urgjent të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, për të dënuar ofendimet ndaj simboleve të shenjta islame.

Tags