Tetor 24, 2023 10:40 Europe/Tirane
  • Hanieh bëri thirrje për një qëndrim vendimtar të vendeve islamike në mbështetje të Gazës

Ismail Hanieh, kreu i zyrës politike të lëvizjes së rezistencës islamike palestineze "Hamas" në një deklaratë të martën në mëngjes bëri thirrje për një qëndrim të shpejtë dhe vendimtar të vendeve arabe dhe islamike në mbështetje të Rripit të Gazës.

Sipas Fars; Hanije ka thënë për këtë: “Perëndimi, me qëndrimet e tij në mbështetje të luftës dhe gjenocidit të Izraelit kundër Gazës, ka krijuar një faqe të zezë në historinë e njerëzimit.   Perëndimi ka ndërtuar një mur mes vetes dhe popullit arab dhe islamik që nuk do të shembet kurrë. Ai për sulmet e regjimit të përkohshëm sionist në Rripin e Gazës shpjegoi: Këta kriminelë nuk bëjnë dallime mes askujt, vrasin fëmijë, gra dhe pleq dhe kryejnë masakra nga më të tmerrshmet”. Kreu i Byrosë Politike të Hamasit shtroi pyetjen:   “O liderë të vendeve arabe dhe islamike, sa gjak dhe vrasje ju duhen që më në fund të zemëroheni dhe të merrni një qëndrim historik? Stuhia Al-Aksa ka hyrë në ditën e saj të 17-të, ndërsa bombarduesit e regjimit sionist vazhdojnë të bombardojnë pa ndërprerje zonat e banuara dhe objektet mjekësore të Gazës. Deri më tani ushtarët sionistë nuk kanë mundur të hyjnë në Gaza, pasi e dinë shumë mirë se duke hyrë Gaza do të thotë të hysh në një pritë dhe në moçal, nga e cila nuk është e lehtë të dalësh. Sipas statistikave të fundit, numri i dëshmorëve të sulmeve të regjimit sionist në Gaza në 17 ditët e fundit është 5877 dhe numri i të plagosurve është 15273.

Tags