Nëntor 20, 2023 20:01 Europe/Tirane
  • Rritet shkalla e papunësisë në territoret e pushtuara pas operacionit Stuhia Al-Aksa

Zyra e Regjistrimit dhe Statistikave të regjimit sionist njoftoi një rritje të shumëfishtë të shkallës së papunësisë në territoret e pushtuara pas fillimit të operacionit Stuhia Al-Aksa.

Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, zyra e statistikave të Izraelit raportoi: Lufta në Gaza ka rritur numrin e të papunëve në Izrael nga 163.6 mijë persona në shtator në 428.4 mijë njerëz në tetor.

Pas operacionit Stuhia Al-Aksa të rezistencës palestineze kundër regjimit sionist, i cili përveç që i shkaktoi një disfatë ushtarake këtij regjimi, i solli atij edhe probleme të rënda ekonomike, Ministria e Punës e regjimit pushtues sionist pranoi më parë se 760.000 izraelitë mbetën të papunë si rezultat i këtij operacioni.

Më parë, një sondazh i kryer nga Byroja Qendrore e Statistikave të regjimit sionist në javën e tretë të luftës në Gaza tregoi se 65% e kompanive në veri dhe jug të Palestinës së pushtuar kanë humbur më shumë se 50% të të ardhurave të tyre.

Gjithashtu, 300 ekspertë të lartë sionistë paralajmëruan se ekonomia e regjimit izraelit po kalon një kohë të vështirë dhe kabineti i këtij regjimi duhet të marrë masa urgjente për të parandaluar përkeqësimin e situatës ekonomike.

Ekspertët ekonomikë e kanë vlerësuar të zymtë të ardhmen ekonomike të regjimit sionist, duke vënë në dukje rënien e investimeve, rënien e vlerës së monedhës, rënien e bursës dhe mbylljen e sektorëve të industrisë, bujqësisë dhe bizneseve.

 

Tags