Nëntor 21, 2023 18:53 Europe/Tirane
  • Një ministër sionist flet për kostot e rënda të luftës kundër Rripit të Gazës

Ministri i punës së regjimit sionist ka pohuar gjendjen e keqe ekonomike të këtij regjimi nën hijen e vazhdimit të luftës kundër Rripit të Gazës.

Pas operacionit "Stuhia Al-Aksa" të rezistencës palestineze kundër regjimit sionist, i cili përveç humbjes ushtarake ndaj këtij regjimi, i solli edhe probleme të rënda ekonomike, ministria e punës e regjimit pushtues sionist më parë ka deklaruar papunësinë e 760 mijë sionistëve si rezultat i këtij operacioni.

Kanali informativ Al-Mayadeen njoftoi se Yoaf Ben Tsur, ministri i punës i regjimit sionist, të dielën deklaroi se situata ekonomike e Izraelit po bëhet çdo ditë e më e vështirë dhe e ndërlikuar.  "Çdo ditë paguajmë rreth një miliard shekelë (monedha e regjimit sionist) kosto për luftën kundër Rripit të Gazës",- theksoi ai.

Ministri i punës i regjimit sionist pohoi: "Parashikohet se deri në fund të luftës do të kemi një humbje prej 200 miliardë shekelësh".

Në të njëjtën kohë, zyra e regjistrimit dhe statistikave të regjimit sionist njoftoi në një raport se shkalla e papunësisë në territoret e pushtuara është shumëfishuar pas fillimit të operacionit të rezistencës palestineze kundër këtij regjimi më 7 tetor.

Zyra izraelite e statistikave raportoi se lufta kundër Rripit të Gazës rriti numrin e të papunëve në Izrael nga 163,000 persona në shtator në 428,000 persona në tetor.

Më parë, një sondazh i kryer nga zyra qendrore e statistikave të regjimit pushtues sionist në javën e tretë të operacionit "Stuhia Al-Aksa" dhe luftës në Rripin e Gazës tregoi se 65% e kompanive në veri dhe jug të Palestinës së pushtuar kanë humbur më shumë se 50% të të ardhurave të tyre.

Të shtunën, më 7 tetor 2023, grupet e rezistencës palestineze nisën një operacion befasues të quajtur "Stuhia Al-Aksa" nga Rripi i Gazës kundër pozicioneve të regjimit pushtues sionist dhe ky regjim, me qëllim që të hakmerret dhe të kompensojë humbjen e tij dhe të ndalojë operacionet e grupeve të rezistencës palestineze, mbylli të gjitha vendkalimet e Rripit të Gazës dhe kjo zonë po bombardohet për çdo ditë në mënyrë të çmendur.

Tags