Dhjetor 05, 2023 19:59 Europe/Tirane
  • Organizata Botërore e Shëndetësisë: Çdo 10 minuta një fëmijë vritet në Gaza

Organizata Botërore e Shëndetësisë në hulumtimin e saj të fundit deklaroi se të paktën një fëmijë vritet çdo 10 minuta në sulmet brutale të regjimit sionist në Gaza.

Sipas raportit të agjencisë së lajmeve Fars, përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë duke iu referuar numrit të lartë të viktimave civile për shkak të përshkallëzimit të sulmeve ushtarake nga regjimi sionist ka deklaruar se kjo luftë kërkon një armëpushim të përhershëm dhe të qëndrueshëm.

Një përfaqësues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë deklaroi të martën se mesatarisht një fëmijë palestinez vritet në Gaza çdo 10 minuta. Duke iu referuar statistikave të përmendura, ai e quajti këtë situatë “momenti më i errët i njerëzimit”.

“Po flasim për rreth 16,000 të vdekur në Gaza”, tha Richard Peppercorn, përfaqësues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Izrael, gjatë një konference për shtyp në Gjenevë. "Më shumë se 60% e tyre janë gra dhe fëmijë, dhe më shumë se 42,000 të tjerë janë plagosur", shtoi ai.

 

Tags