Dhjetor 12, 2023 20:09 Europe/Tirane
  • Jahja Sarei: Sulmuam një anije norvegjeze që transportonte naftë për regjimin izraelit

Në një deklaratë, gjeneral brigade Jahja Sarei, zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit, njoftoi një sulm me raketa në një anije norvegjeze nafte që po lëvizte drejt Palestinës së pushtuar.

Sipas raportit të agjencisë së lajmeve Fars News, gjeneral brigade Jahja Sarei, zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit, njoftoi se mëngjesin e sotëm u krye një sulm me raketa ndaj një transportuesi norvegjez të naftës të quajtur "Strinda" në Detin e Kuq.

Ai tha se anija ishte shënjestruar nga një raketë "e përshtatshme" dhe se sulmi erdhi pasi ekuipazhi i anijes injoroi çdo paralajmërim.

Në këtë deklaratë thuhet: “Për të ndihmuar popullin e shtypur të Palestinës, i cili u është nënshtruar vrasjeve, krimeve, shkatërrimit dhe rrethimit në Gaza, dhe në përputhje me kërkesën e luftëtarëve çlirimtarë jemenas dhe të kombit islamik, Marina e Jemenit në një operacion special, vuri në shënjestër me një raketë të përshtatshme detare anijen norvegjeze “Strinda” e cila po drejtohej për në Izrael me një ngarkesë nafte".

Gjeneral brigade Jahja Sarei tha gjithashtu se në dy ditët e fundit forcat e armatosura të Jemenit kanë penguar një numër anijesh të kalojnë në territorin e pushtuar nga Izraeli.

Ai shtoi: "Forcat e armatosura të Jemenit nuk do të hezitojnë të sulmojnë çdo anije që vepron në kundërshtim me paralajmërimet e mëparshme dhe theksoi edhe një herë bllokimin e kalimit të të gjitha anijeve që synojnë portet e Izraelit në Detin e Kuq dhe në Detin Arabik [Makran] ".

Në fund të kësaj deklarate thuhet se kjo pengesë do të vazhdojë derisa të gjitha nevojat e banorëve të Gazës nga ilaçet dhe ushqimet të hyjnë në këtë zonë.

 

Tags