Dhjetor 22, 2023 07:58 Europe/Tirane
  • Reuters: Arabia Saudite nuk mori pjesë në koalicionin amerikan për të ruajtur marrëdhëniet me Iranin

Në një analizë, një media angleze, arsyen e mospjesëmarrjes së Arabisë Saudite në koalicionin detar të udhëhequr nga SHBA e cilësoi si mosgatishmëri e Riadit për të prishur marrëdhëniet me Iranin.

Në një analizë të shkruar nga Reuters thuhet se Arabia Saudite nuk dëshiron të prishë pajtimin me Iranin duke marrë pjesë në koalicionin detar amerikan në Detin e Kuq. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan formimin e një koalicioni detar nën udhëheqjen e tyre për të mbrojtur anijet në Detin e Kuq, mungesa e emrit të Arabisë Saudite midis vendeve pjesëmarrëse në këtë plan ra në sy dhe ndoshta shkaktoi tronditje tek analistët. Sipas këtij raporti, megjithëse Arabia Saudite ka një ushtri të pajisur me armë amerikane dhe filloi një luftë kundër Huthive të Jemenit (Ansarullah) rreth 9 vjet më parë. Edhe pse 36% të importeve të saj dhe aleatëve të saj varet nga portet e Detit të Kuq, ndër vendet e Gjirit Persik, ajo nuk ka treguar dëshirë për të marrë pjesë në këtë koalicion. Kjo media ka shkruar: “Duket se arsyeja kryesore për këtë mospjesëmarrje ishte shqetësimi (i Riadit) për mundësinë e devijimit nga qëllimi i tij strategjik afatgjatë për t'u tërhequr nga lufta e trazuar në Jemen dhe për të shmangur tensionin shkatërrues me Iranin. Ansarullah i Jemenit, i cili aktualisht kontrollon një pjesë të madhe të Jemenit, që nga fillimi i sulmeve të Izraelit në Gaza ka njoftuar se do të sulmojë anijet në pronësi, ose nën flamurin, ose të destinuara për Izraelin në Detin e Kuq. Faqja e lajmeve Axios javën e kaluar raportoi se kërcënimet dhe sulmet e ushtrisë jemenase në ditët e kaluara e kanë bërë udhëtimin e anijeve izraelite më të gjatë dhe më të shtrenjtë dhe anijet e tjera që shkonin në portet Izraelit u është dashur të përdorin rrugë më të gjata. Duke qenë se objektivat e sulmeve jemenase janë në të vërtetë anijet izraelite, deri më tani autoritetet amerikane dhe izraelite nuk kanë mundur të gjejnë një zgjidhje për t'u marrë me ushtrinë jemenase. Në raportin e tij dy javë më parë, Axios citoi një zyrtar të lartë izraelit të thoshte se kabineti i luftës i Netanyahut për momentin ka vendosur të përmbahet nga reagimi ushtarak ndaj veprimeve të Ansarullahut të Jemenit në Detin e Kuq kundër anijeve izraelite. Formimi i një koalicioni të ri detar është një nga opsionet e tjera që SHBA dhe Izraeli planifikojnë të krijojnë për t'u marrë me ushtrinë jemenase. Pavarësisht kësaj, mospjesëmarrja e Arabisë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe e ka bërë të pasigurt suksesin e këtij plani. Agjencia e lajmeve Reuters shkruan se zyrtarët amerikanë kanë refuzuar të thonë drejtpërdrejt se Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nuk kanë marrë pjesë në këtë koalicion. Zëdhënësit e qeverive të Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe nuk iu përgjigjën kërkesës së Reuters për koment mbi këtë çështje. Dy burime i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe mungonin sepse donin të shmangnin përshkallëzimin e tensioneve me Iranin ose të rrezikonin paqen në Jemen.

Tags