Janar 06, 2024 19:53 Europe/Tirane
  • Dy cisterna izraelite shënjestrohen nga dronë të paidentifikuar në Maldive

Dy cisterna nafte që i përkasin Izraelit thuhet se janë shënjestruar nga "dronë të paidentifikuar" në perëndim dhe veriperëndim të arkipelagut të Maldiveve në Oqeanin Indian.

Duke cituar një zyrtar të informuar, gazeta Jordan News tha se incidenti kishte ndodhur gjatë dy ditëve të fundit dhe raportet fillestare treguan se të dy cisternat e naftës ishin dëmtuar rëndë nga shpërthimet.

Anijet duhej të lundronin nëpër ngushticën Bab el-Mandeb dhe në Detin e Kuq përpara se të arrinin destinacionin e tyre, tha ai.

Gazeta vuri në dukje se ushtria jemenase kishte lëshuar më parë kërcënime për të shënjestruar anijet izraelite dhe cisternat e naftës në Detin e Kuq deri në fund të luftës në Gaza.

“Në kundërshtim me pritjet, dy cisternat e naftës u shënjestuan nga dronët e paidentifikuar në një distancë të konsiderueshme prej 2000 km nga ngushtica Bab el-Mandeb. Më e rëndësishmja, të dy anijet u detyruan të ndryshonin drejtimin e tyre për shkak të dëmtimit të shkaktuar dhe frikës nga sulme të mundshme të mëtejshme, "tha burimi i cituar nga Jordan News.

Zyrtarët izraelitë nuk kanë komentuar ende mbi raportet.

 

Tags