Shkurt 06, 2024 08:16 Europe/Tirane
  • Takimi i Bin Salman me Sekretarin Amerikan të Shtetit për zhvillimet në Gaza

Princi i Kurorës i Arabisë Saudite u takua me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së në Riad dhe diskutuan zhvillimet e fundit në Gaza.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Mehr, Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken u takua dhe bisedoi në Riad me Princin e Kurorës të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman në fillim të udhëtimit të tij rajonal.

Në këtë takim, të dy palët diskutuan për zhvillimet më të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë përfundimin e krizës në Gaza.

Blinken dhe bin Salman diskutuan gjithashtu nevojën për të reduktuar tensionin rajonal, duke përfshirë ndalimin e sulmeve të Jemenit në Detin e Kuq. Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken është në Arabinë Saudite në destinacionin e parë të udhëtimit të tij të ri rajonal në Azinë Perëndimore për konsultime mbi luftën në Gaza.

Kjo është vizita e pestë e Blinken në rajon që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit, mes sulmeve të SHBA-së ndaj grupeve të rezistencës në të gjithë Sirinë, Irakun dhe Jemenin në përgjigje të një sulmi me dron në fund të janarit në Jordani që vrau tre ushtarë amerikanë dhe u plagosi dhjetëra të tjerë.

 

Tags