Shkurt 14, 2024 08:18 Europe/Tirane
  • Bombardimi i kampeve të refugjatëve palestinezë në Gaza

Sulmet ajrore dhe artilerie të ushtrisë së regjimit sionist kundër zonave të banuara të Rripit të Gazës kanë vazhduar gjatë mëngjesit dhe paradites së sotme.

Sipas Mehr, avionët e regjimit sionist bombarduan zonën në lindje të Deir al-Balah që ndodhet në qendër të Rripit të Gazës. Ushtria sioniste gjithashtu bombardoi lindjen e kampit Al-Maghazi. Shtëpitë e banimit në kampin Al-Nusirat të vendosura në qendër të Rripit të Gazës herët në mëngjes gjithashtu kanë dëshmuar sulme nga avionët e regjimit sionist. Nga ana tjetër, zëvendëssekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për Çështjet Humanitare paralajmëroi bashkësinë ndërkombëtare për pasojat e sulmit të regjimit sionist në Rafah, që ndodhet në jug të Gazës. Të hënën, zyrtari i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Borrell, pas një takimi në Bruksel me gazetarët, kërkoi nga Shtetet e Bashkuara të ndalojnë furnizimin me armë për regjimin sionist për shkak të viktimave të larta civile në luftën e Gazës. Josep Borrell gjithashtu iu drejtua Netanyahut, Joe Biden dhe liderëve botërorë dhe tha: Ku dëshironi t'i dërgoni njerëzit e Gazës? Në hënë? Nëse kjo që po ndodh në Gaza është një masakër, mos dërgoni kaq shumë armë në Izrael. Gjithashtu, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për Çështjet Humanitare paralajmëroi bashkësinë ndërkombëtare për pasojat e sulmit të regjimit sionist në Rafah, që ndodhet në jug të Gazës. Martin Griffiths tha se më shumë se gjysma e banorëve të Gazës janë mbledhur në Rafah dhe janë në rrezik të vdekjes. Ai shtoi: Banorët e Rafah kanë mbetur me shumë pak ushqim dhe ata rrallë kanë qasje në trajtim dhe nuk kanë asnjë vend të sigurt për të shkuar. Griffiths gjithashtu shtoi se operacioni ushtarak në Rafah mund të çojë në masakër dhe krim më të madh sesa në Gaza.

Tags