Shkurt 25, 2024 07:59 Europe/Tirane
  • Dy liderë të ISIS-it të arrestuar jashtë Irakut, u transferuan në Bagdad

Dy liderë të grupit terrorist ISIS u arrestuan dhe u transferuan në këtë vend pas shumë vitesh ndjekje jashtë Irakut.

Sipas faqes së lajmeve “Baghdad Today”, Organizata Kombëtare e Inteligjencës së Irakut ka publikuar një deklaratë dhe ka njoftuar se forcat ushtarake dhe ato të sigurisë gjatë një operacioni jashtë kufijve të vendit kanë mundur të arrestojnë me sukses dy nga liderët më të rrezikshëm të grupit terrorist ISIS. Kjo organizatë irakiane e sigurisë, pa përmendur vendin ku janë arrestuar këta persona, shtoi:  2 anëtarët e arrestuar ishin të përfshirë në krimet më të tmerrshme terroriste në Irak dhe pas vitesh ndjekjeje të tyre jashtë vendit, ata u arrestuan dhe u transferuan në Bagdad. Në këtë deklaratë thuhet se anëtari i parë është “Essam Abdul Ali Saidan Alias ose “Abouzid” ka qenë përgjegjës për aktivitetet mediatike të “ISIS” në qytetin e Falluxhes pas vitit 2014. Anëtari i dytë i arrestuar është "Bashir Abdul Ali Saidan" i njohur ndryshe si "Abu Ahmad Etisalat" dhe ishte përgjegjës për të gjitha operacionet terroriste të ISIS në Falluxha pas vitit 2014, si dhe ishte përgjegjës për sigurinë dhe enkriptimin e komunikimeve të ISIS. Në vitin 2017, pas tre vitesh luftime, Iraku shpalli fitoren ndaj grupit terrorist ISIS, por elementë dhe bërthama të shpërndara të këtij grupi terrorist janë ende aktive në disa zona të provincave Diyala, Kirkuk, Nineveh, Salahuddin, Anbar dhe Bagdad.

Tags