Shkurt 26, 2024 09:50 Europe/Tirane
  • Një raketë jemenase qëllon një cisternë amerikane

Forcat amerikane njoftuan se Jemeni lëshoi një raketë balistike ndaj një cisterne nafte me flamur amerikan.

Forcat jemenase qëlluan një raketë balistike kundër anijes MV Trom Dhoor, një cisternë nafte me flamur amerikan, në Gjirin e Adenit, tha të hënën në mëngjes Komanda Qendrore e SHBA (CENTCOM). Sipas raportit të Reuters, Komanda Qendrore e SHBA pretendoi se sulmi nuk shkaktoi asnjë të lënduar. Kjo është ndërkohë që situata në Detin e Kuq po përkeqësohet dita-ditës për shkak të krimeve të regjimit sionist në Gaza dhe mbështetjes së plotë të Shteteve të Bashkuara. Në këtë drejtim, ministri i mbrojtjes i Jemenit njoftoi se veprimet e SHBA-së dhe aleatëve të saj nuk do të ndikojnë në këtë vend dhe se janë vendet ndërluftuese ato që duhet të pranojnë ekuacionet e reja. Shtetet e Bashkuara pretendojnë se kanë krijuar një koalicion detar për të kundërshtuar operacionet e ushtrisë jemenase në Detin e Kuq, por Franca, Spanja dhe Italia, duke konfirmuar tërheqjen e tyre nga ky koalicion, kanë refuzuar t'i dorëzojnë anijet e tyre luftarake në komandën e Shtetet e Bashkuara dhe i vetmi vend arab i gatshëm, ishte Bahreini. Amerika dhe Anglia javët e fundit kanë nisur sulme kundër Jemenit. Forcat e ushtrisë jemenase janë angazhuar që derisa regjimi izraelit të mos ndalojë sulmet e tij në Gaza, ata do të vazhdojnë të sulmojnë anijet e këtij regjimi ose anijet e destinuara për në territoret e pushtuara në Detin e Kuq.

Tags