Mars 09, 2024 09:34 Europe/Tirane
  • Ansarullah paralajmëron amerikanët

Në një deklaratë, një anëtar i zyrës politike të Lëvizjes Ansarullah të Jemenit vuri në dukje dobësitë dhe dëmtimet e avionëve luftarakë amerikanë kur ata ngrihen dhe ulen në kuvertën e anijeve dhe paralajmëroi se forcat jemenase mund t'i përdorin këto dobësi për t’i rrëzuar ato.

Mohammad Ali al-Houthi në rrjetin social X (ish Twitter) shkroi: Forca tona të armatosura janë të vetëdijshëm për pikat e dobëta të avionëve luftarak amerikanë kur ngrihen dhe ulen nga anijet  dhe ‘unë i këshilloj amerikanët dhe aleatin e tyre (Anglinë) të vendosin të mos i ngrenë fare në ajër këto avionë’. Forcat e ushtrisë jemenase janë angazhuar që derisa regjimi izraelit të mos ndalojë sulmet e tij në Gaza, ata do të vazhdojnë të sulmojnë anijet e këtij regjimi ose anijet e destinuara për në territoret e pushtuara në Detin e Kuq. Forcat jemenase kanë theksuar se lundrimi në Gjirin e Adenit dhe Detin e Kuq është falas dhe i sigurt për anijet e tjera.

Tags