Mars 16, 2024 09:42 Europe/Tirane
  • Një destrojer amerikan sulmohet nga forcat jemenase

Zëdhënësi i forcave të armatosura jemenase njoftoi shënjestrimin e një destrojeri amerikan në Detin e Kuq.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Jahya Saree, zëdhënësi i forcave të armatosura jemenase, në një deklaratë përballë miliona demonstruesve jemenas në Sana'a tha: Ushtria jemenase me një dron shënjestroi një destrojer amerikan në Detin e Kuq. Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit gjithashtu njoftoi për tre operacione me disa raketa dhe dronë kundër tre anijeve izraelite dhe amerikane në Oqeanin Indian. Nga ana tjetër, agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar Kompaninë Britanike të Sigurisë Detare (Embry) njoftoi: Një cisternë nafte është sulmuar nga një raketë 88 milje në veriperëndim të Hodeidah. Gjatë javëve të fundit, në mbështetje të rezistencës së popullit palestinez në Rripin e Gazës, ushtria jemenase ka vënë në shënjestër disa anije sioniste apo anije të destinuara për në territoret e pushtuara në Detin e Kuq dhe ngushticën Bab al-Mandab. Shtetet e Bashkuara dhe Anglia kanë nisur një fushatë bombardimesh ndaj pozicioneve të Ansarullahut në Jemen pas rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Pas këtij aksioni, anijet amerikane dhe britanike u bënë objektiv legjitim për forcat e armatosura jemenase. Forcat e ushtrisë jemenase janë zotuar se do të vazhdojnë të sulmojnë anijet e këtij regjimi apo anijet e destinuara për në territoret e pushtuara në Detin e Kuq derisa regjimi sionist të mos ndalojë sulmet e tij në Gaza.

Tags