Mars 16, 2024 20:03 Europe/Tirane
  • CENTCOM: Jemeni lëshoi 3 raketa balistike kundër anijeve në Detin e Kuq

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) njoftoi se lëvizja jemenase e rezistencës Ansarullah hodhi tre raketa balistike kundër anijeve në drejtim të Detit të Kuq.

CENTCOM shkroi të shtunën në llogarinë e saj në X (ish Twitter) se luftëtarët e Ansarullahut hodhën tre raketa balistike kundër anijeve drejt rrugës ujore strategjike.

Sipas CENTCOM, nuk ka pasur të lënduar apo dëme të raportuara nga koalicioni SHBA-MB apo anijet tregtare.

Megjithatë, kompania britanike e sigurisë detare Ambrey njoftoi një incident sigurie në afërsi të portit Hudaydah në perëndim të Jemenit.

Ambrey deklaroi se një anije u godit rreth 80 milje detare në veriperëndim të portit Hudaydah.

Në muajt e fundit, Forcat e Armatosura të Jemenit kanë kryer sulme të shumta me raketa dhe me dronë mbi anijet e lidhura me regjimin izraelit, SHBA-në dhe Britaninë e Madhe në Detin e Kuq, ngushticën Bab al-Mandab dhe Oqeanin Indian në një përpjekje për të detyruar regjimin pushtues izraelit dhe aleatët e tij të ndalin luftën dhe rrethimin e imponuar ndaj palestinezëve që jetojnë në Rripin e Gazës.

 

Tags