Mars 23, 2024 07:49 Europe/Tirane
  • Zhgënjimi i familjeve të të burgosurve të regjimit sionist nga Netanyahu dhe kërkesa për ndihmë nga Biden

Familjet e të burgosurve izraelitë që janë ende në Gaza janë shumë të zhgënjyer nga kryeministri i regjimit sionist për lirimin e familjarëve të tyre dhe në një letër i kërkuan Presidentit të Shteteve të Bashkuara të ushtrojë presion ndaj Benjamin Netanyahut për të rënë dakord për marrëveshjen e shkëmbimit të të burgosurve.

Sipas IRNA, duke cituar mediat e regjimit sionist, 587 anëtarë të familjeve të 81 të burgosurve izraelitë, të cilët janë ende në Gaza, kanë shkruar dhe nënshkruar një letër të hapur drejtuar presidentit amerikan Joe Biden, duke i kërkuar atij që të ushtrojë presion mbi Netanyahun që të pajtohet me marrëveshjen e të burgosurve. Në letrën e familjeve të të burgosurve izraelitë në Gaza drejtuar Presidentit të Shteteve të Bashkuara, thuhet: Ju kërkojmë të përdorni të gjitha mjetet në dispozicion për të ushtruar presion mbi të gjitha palët, përfshirë kryeministrin (regjimin) e Izraelit, për të arritur një zgjidhje të arsyeshme për lirimin e anëtarëve të familjes sonë. Letra shton: Ne i kërkojmë qeverisë amerikane, si aleati (regjimi) më i afërt i Izraelit, të detyrojë Netanyahun të marrë rrugën e duhur që do të çojë në lirimin e të burgosurve izraelitë. Nënshkruesit e kësaj letre theksuan mungesën e komunikimit mes Netanyahut dhe kabinetit të tij të luftës me familjet e të burgosurve izraelitë.  Netanyahu dhe kabineti i tij i luftës kanë bllokuar të gjitha kanalet e komunikimit me ne sepse nuk kanë vendosmëri dhe vullnet për të liruar familjarët tanë dhe nuk ndjejnë asnjë detyrim ndaj kësaj çështjeje dhe kjo çështje na ka  dëshpëruar tejmase.

 

Tags