Mars 23, 2024 07:49 Europe/Tirane
  • Ministri i Jashtëm i Iranit thekson nevojën për ndërhyrje të menjëhershme për të ndaluar krimet sioniste në Gaza

Ministri i Jashtëm i Iranit theksoi nevojën për veprime të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse ndërkombëtare për të ndalur sulmet dhe krimet e regjimit sionist kundër palestinezëve në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor të lumit Jordan.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, Hossein Amirabdollahian dje (e premte) në një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të Lëvizjes së Xhihadit Islamik Palestinez, "Zijad Nakhale", theksoi nevojën që në Gaza të dërgohen menjëherë dhe pa kufizime ndihma humanitare ndërkombëtare për të gjithë banorët e Rripit të Gazës.  Hossein Amir Abdullahian shtoi:   Zhvillimet e gjashtë muajve të fundit në Rripin e Gazës treguan natyrën cnjerëzore të sionistëve dhe mbështetjen e Amerikës për gjenocidin e tyre ndaj brezit të ri dhe njerëzve të thejshtë dhe bota e kuptoi qartë se mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe e të drejtave e grave dhe fëmijëve është një lojë politike e Perëndimit. Teksa analizoi zhvillimet e fundit politike dhe në terren në Palestinë dhe Rripin e Gazës, Ministri i Jashtëm iranian vlerësoi qëndrimin historik të popullit dhe rezistencën e popullit palestinez kundër regjimit uzurpues sionist dhe e sqaroi z. Zijad Nakhal për lëvizjet e fundit diplomatike të Republikës Islamike të Iranit në mbështetje të Palestinës. Zijad Nakhale në këtë bisedë telefonike, duke përcjellë përshëndetjet e tij të ngrohta për Ajetullah Khamenei, Liderin Suprem të Revolucionit Islamik dhe Sejed Ebrahim Raisi, Presidentin e Republikës Islamike të Iranit, shprehu  urimet për vitin e ri dhe muajin e shenjtë të Ramazanit për qeverinë dhe popullin e Iranit dhe dha shpjegime për gjendjen e fundit të zhvillimeve politike në Palestinë dhe situatën e luftës në Gaza. Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes së Xhihadit Islamik Palestinez forcën dhe fuqinë dhe frymën superiore të rezistencës pas gjashtë muajve të pushtimit gjenocidal sionist në Rripin e Gazës e përshkroi si të shkëlqyer dhe vlerësoi përpjekjet dhe masat diplomatike rajonale dhe ndërkombëtare të Republikës Islamike të Iranit, si dhe përpjekjet e Ebrahim Raisit në mbështetje të rezistencës së popullit palestinez. Zijad Nakhale, unitetin dhe kohezionin në terren midis grupeve të rezistencës palestineze e konsideroi si çelësin e suksesit dhe fitores së kombit palestinez kundër makinës vrasëse të regjimit gjenocidal sionist dhe theksoi koordinimin midis grupeve palestineze, veçanërisht midis Hamasit dhe Xhihadit Islamik në mbështetje të qëllimeve dhe objektivave kombëtare palestineze në negociata.

 

Tags