Mars 23, 2024 07:49 Europe/Tirane
  • Namazi i xhumasë në xhaminë Al-Aksa organizohet me pjesmarrjen e dhjetëra mijëra palestinezëve

Ushtria sioniste kohët e fundit ka mbyllur rrugët që të çojnë në xhaminë Al-Aksa për të parandaluar hyrjen e besimtarëve palestinezë, por pavarësisht masave të rrepta të sigurisë së regjimit pushtues të Kodsit, me dhjetëra mijëra besimtarë palestinezë kaluan nëpër postbllokun e Qalandiya për të mbajtur namazin e të premtes të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ata hynë në xhaminë Al-Aksa dhe falën namazin. Në lidhje me këtë, Lëvizja e Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) paralajmëroi gjithashtu regjimin sionist për pasojat e vendosjes së barrierave në xhaminë Al-Aksa dhe vazhdimin e veprimeve çnjerëzore në këtë zonë dhe theksoi se palestinezët nuk do të heshtin përballë përpjekjeve dashakeqe dhe destructive të regjimit pushtues të Kodsit. Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Administrata e Vakëfeve Islamike të Al-Kods njoftoi se pavarësisht kufizimeve të gjera të vendosura nga forcat e regjimit të rremë-sionist të Izraelit, 120,000 njerëz morën pjesë në namazin e xhumasë në xhaminë Al-Aksa në të premten e dytë të muajit të shenjtë të Ramazanit. Xhamia Al-Aksa njihet si simboli kryesor i identitetit islamik-palestinez të Kodsit. Regjimi i rremë izraelit po përpiqet të shkatërrojë këtë vend të shenjtë, por qëndrimi dhe vigjilenca e popullit palestinez ka penguar përpjekjet e regjimit sionist në këtë cështje.

 

Tags