Mars 31, 2024 20:54 Europe/Tirane
  • Mijëra protestues në Tel Aviv dhe Jerusalem bëjnë thirrje për largimin e Netanyahut

Mijëra protestues kanë dalë në rrugë në Tel Aviv dhe disa qytete të tjera, duke kërkuar largimin e Benjamin Netanyahut, kryeministrit të regjimit sionist, i cili nuk ka arritur të sigurojë një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të sjellë në shtëpi të burgosurit izraelitë.

Demonstratat u mbajtën në Tel Aviv, Jerusalem, Haifa dhe disa qytete të tjera, me protestues të zemëruar që bënin thirrje për lirimin e pengjeve të marrë nga lëvizja e rezistencës palestineze Hamas pothuajse gjashtë muaj më parë.

Në Jerusalem, qindra njerëz u mblodhën jashtë rezidencës së Netanyahut, duke i bërë thirrje atij të jepte dorëheqjen.

Ata mbanin foton e Netanyahut pranë një pankarte ku shkruhej: "Ti je shefi, ti duhesh fajësuar".

Policia izraelite përdori ujë me presion për të shpërndarë protestuesit dhe arrestoi 16 persona.

Në mesin e protestuesve ishin familjarët e atyre që u arrestuan nga Hamasi gjatë Operacionit Stuhia Al-Aksa kundër Izraelit më 7 tetor 2023.

Hamasi kërkon lirimin e qindra të burgosurve të mbajtur në burgjet izraelite në këmbim të 40 të burgosurve izraelitë, si dhe një armëpushim të përhershëm në Gaza.

Netanyahu, megjithatë, deri më tani ka refuzuar të pranojë marrëveshjen.

 

Tags