Prill 03, 2024 11:38 Europe/Tirane
  • Demonstratë para ndërtesës së parlamentit të regjimit sionist kundër politikave të Netanyahut

Mijëra sionistë, edhe një herë, duke kundërshtuar mënyrën se si Netanyahu po menaxhon luftën e Gazës, protestuan nga ndërtesa e Knesset-it (parlamenti i regjimit izraelit) deri në rezidencën e tij dhe kërkuan zgjedhje të parakohshme dhe shkëmbim të të burgosurve ndërmjet Hamasit dhe regjimit sionist.

Kanali 13 i regjimit sionist raportoi se mijëra sionistë demonstruan para ndërtesës së Knesset-it në Kuds të martën mbrëma kundër kryeministrit të regjimit sionist, Benjamin Netanyahu. Ata kërkuan shkarkimin e kabinetit të Netanyahut, mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje për shkëmbimin e të burgosurve ndërmjet Hamasit dhe regjimit sionist.

Radioja e ushtrisë sioniste raportoi se policia dhe familjet e të burgosurve sionistë u përleshën përpara rezidencës së Netanyahut në Kuds. Demonstruesit kaluan barrierat e policisë së regjimit sionist dhe rrethuan shtëpinë e Netanyahut në Kudsin e pushtuar.

Lidhur me këtë, ministri i sigurisë kombëtare i regjimit sionist, Itamar Ben-Gvir, e konsideroi të papranueshme dyndjen e mijëra sionistëve rreth shtëpisë së Netanyahut dhe neglizhencën e shërbimit Shabak ndaj këtij incidenti dhe tha se ai e kishte paralajmëruar Shabakun javën e kaluar për injorimin e sigurisë së Netanyahut. Por Shabak kishte mohuar ekzistencën e ndonjë kërcënimi pasigurie ndaj kryeministrit.

Për një kohë të gjatë, kolonët sionistë kanë kërkuar largimin e kabinetit të Netanyahut dhe një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve duke zhvilluar demonstrata të vazhdueshme.

 

Tags