Prill 17, 2024 09:22 Europe/Tirane
  • Hakerimi i qendrës kërkimore bërthamore të termocentralit Dimona.

Një media izraelite raportoi se hakerët arritën të depërtojnë në institucione të rëndësishme izraelite dhe të marrin të dhëna të ndjeshme.

Grupi Ndërkombëtar i Agjencisë së Lajmeve Fars thotë se gazeta izraelite Haaretz raportoi se hakerët që së fundmi njoftuan se kishin depërtuar në disa institucione të ndjeshme izraelite, kanë krijuar një faqe interneti për të publikuar të dhënat sensitive të këtyre institucioneve. Kanali Al-Jazeera, mesditën (e martë), i cituar nga Haaretz, raportoi se ky grup publikoi mijëra dokumente dhe tha se i kishte marrë ato pasi kishte depërtuar në Ministrinë e Luftës së Izraelit. Sipas këtij raporti, këta hakerë kanë mundur të depërtojnë edhe në sistemet e lidhura me Ministrinë e Drejtësisë të regjimit izraelit dhe objektet kërkimore bërthamore në termocentralin Dimona. Gazeta izraelite Israel Hum raportoi, se hakerët depërtuan në Ministrinë e Luftës së Izraelit dhe morën informacione të ndjeshme. Kjo media izraelite kishte raportuar se disa dokumente kishin të bënin me kontratat e Ministrisë së Luftës së Izraelit dhe informacioni i përmendur ishte vënë në shitje në disa faqe për 50 bitcoin. Hakerët gjithashtu thanë se kishin marrë shumë informacione dhe kërkuan lirimin e 500 të burgosurve palestinezë.

Tags