Prill 21, 2024 20:55 Europe/Tirane
  • Hamasi denoncon ndihmën ushtarake amerikane për Izraelin si

Lëvizja e rezistencës palestineze Hamas ka dënuar miratimin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së për miliarda dollarë ndihmë të re ushtarake për Izraelin, duke thënë se ky veprim është një dritë jeshile për regjimin pushtues sionist për të vazhduar luftën e tij brutale kundër Rripit të Gazës.

Hamasi i bëri këto komente në një deklaratë të dielën, një ditë pasi Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA votoi një projekt-ligj për të ofruar 26 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Izraelin.

“Administrata amerikane dhe presidenti Biden mbajnë personalisht përgjegjësi politike, ligjore dhe morale për krimet e luftës të kryera nga entiteti kriminal sionist kundër popullit tonë palestinez përmes kësaj mbështetjeje që shkel ligjin ndërkombëtar”, tha Hamasi.

Grupi i rezistencës deklaroi se kjo mbështetje përbën një dritë jeshile për regjimin izraelit për të vazhduar agresionin e tij brutal kundër palestinezëve dhe shkeljen flagrante të të gjitha ligjeve dhe normave humanitare ndërkombëtare.

“Ne e konsiderojmë këtë hap si konfirmim të bashkëpunimit dhe partneritetit zyrtar të SHBA-së në gjenocidin që po zhvillohet nga ushtria pushtuese sioniste kundër popullit tonë palestinez në Rripin e Gazës”, shtoi Hamas.

 

Tags