May 04, 2024 08:45 Europe/Tirane
  • Hezbollahu kryen sulme ndaj pozicioneve të regjimit sionist në veri të Palestinës

Forcat libaneze të rezistencës sot, duke vazhduar mbështetjen për popullin e Gazës dhe duke iu përgjigjur agresionit të regjimit sionist në jug të Libanit, sulmuan pozicionet e këtij regjimi në zonat kufitare të Palestinës së pushtuar.

Forcat libaneze të Hezbollahut kanë njoftuar se kanë vënë në shënjestër selinë ushtarake të regjimit sionist në lartësitë “Miron” dhe “Kafer Shoba” me sulmet e tyre të rënda raketore dhe kanë shkatërruar pajisjet e tyre të spiunazhit. Mediat izraelite raportuan se gjatë sulmeve të rënda me raketa nga Hezbollahu, këmbanat e alarmit ranë në veri të lartësive Miron të vendosura në rajonin Al-Jalil ( Veriu i Palestinës së pushtuar). Kanali 14 i Izraelit gjithashtu thotë se gjatë këtyre sulmeve, të paktën 18 raketa janë lëshuar nga Libani. Lëvizja Hezbollah duke publikuar një deklaratë njoftoi se ka shënjestruar vendin e grumbullimit të ushtarëve izraelitë në zonën përballë vendbanimit Yaron.

Tags