May 05, 2024 09:36 Europe/Tirane
  • Sulm me raketa i rezistencës islamike irakiane në portin e Haifas

Rezistenca islamike e Irakut shënjestroi me një raketë portin Haifa në territoret e pushtuara.

Sipas IRNA-së, Forcat e Rezistencës Islamike të Irakut lëshuan një deklaratë dhe njoftuan se në përgjigje të krimeve të regjimit sionist në Palestinë dhe gjithashtu për të mbështetur popullin e kësaj toke, ata kanë vënë në shënjestër Tel Avivin dhe portin e Haifas në Izrael me një raketë të avancuar cruise e quajtur "Al-Arqeb". Në 7 muajt e fundit, rezistenca islame e Irakut ka kryer 243 sulme kundër pozicioneve të amerikanëve dhe aleatëve të saj në territorin e Irakut dhe Sirisë, si dhe ndaj pozicioneve të regjimit sionist në territoret e pushtuara. Në operacionet e kaluara ndaj territoreve të pushtuara, rezistenca islamike e Irakut kishte paralajmëruar se nëse regjimi sionist vazhdon sulmet në Rripin e Gazës, ajo do të intensifikojë operacionet kundër pozicioneve të këtij regjimi.

Tags