May 06, 2024 12:14 Europe/Tirane
  • Martirizohen 22 palestinezë nga sulmi ajror i regjimit sionist në Rafah

Si pasojë e sulmit ajror të regjimit sionist në qytetin Rafah, që ndodhet në jug të Gazës, ranë dëshmorë22  palestinezë.

Sipas një raporti të agjencisë iraniane të lajmeve IRNA cituar nga agjencia palestineze e lajmeve Sama, 13 palestinezë ranë dëshmorë si pasojë e një sulmi ajror të regjimit sionist mbi dy shtëpi banimi në lagjen Salam që ndodhet në lindje të Rafahut.

Sipas këtij raporti, 9 palestinezë, mes të cilëve katër fëmijë, kanë mbetur të martirizuar nga bombardimi i një shtëpie banimi në lagjen al-Tanur në qytetin Rafah.

Në lidhje me këtë, korrespondenti i rrjetit Al-Jazeera të Katarit kishte raportuar më herët se 24 palestinezë kanë rënë dëshmorë në zona të ndryshme të Rripit të Gazës që nga mëngjesi i së dielës.

Megjithatë, UNRWA paralajmëroi se si rezultat i sulmeve të vazhdueshme të pushtuesve sionistë në Rripin e Gazës, fëmijët janë përballur me nivele shkatërruese të traumave psikologjike.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) paralajmëroi në një raport në llogarinë e saj të përdoruesit në rrjetin social "X" (ish-Twitter) se si rezultat i sulmeve të vazhdueshme të pushtuesve të Kudsit në Rripin e Gazës, "nivele shkatërruese" të dëmtimit psikologjik, duke përfshirë stresin, u janë shkaktuar fëmijëve në Rripin e Gazës.

Stafi i UNRWA-s njoftoi se po përpiqet të reduktojë efektet e tmerrshme të luftës tek fëmijët dhe adoleshentët.

Ky institucion theksoi: "Këshilltarët po përpiqen t'u japin shpresë dhe komoditet fëmijëve të Gazës."

 

Tags