May 08, 2024 20:50 Europe/Tirane
  • Zbulohet një tjetër varr masiv në Gaza

Punonjësit shëndetësorë në Gazën veriore kanë nxjerrë më shumë trupa nga një tjetër varr masiv në spitalin Shifa, raporton zyra e mediave në Gaza, duke thënë se kishte edhe trupa pa koka.

Zyra qeveritare e mediave tha të mërkurën se ekipet mjekësore palestineze deri më tani kanë nxjerrë 49 trupa nga varri masiv dhe ende janë duke u zhvilluar përpjekje për të kërkuar më shumë.

"Ne gjetëm trupa pa koka në këtë varr masiv në spitalin Shifa," citoi Al Jazeera një burim në Ministrinë e Shëndetësisë në Gaza.

Pamjet e publikuara nga spitali Shifa treguan të paktën një duzinë trupash të mbështjellë me qese të zeza plastike.

Ky ishte varri i tretë masiv që u zbulua brenda spitalit, sipas Motassem Salah, kreu i departamentit të urgjencës në spitalin Shifa.

 

Tags