Sejed Hassan Nasrullah: Vendet perëndimore duhet të ndërpresin mbështetjen për grupet takfiriste
(last modified Sat, 31 Oct 2020 07:32:58 GMT )
Tetor 31, 2020 08:32 Europe/Tirane
  • Sejed Hassan Nasrullah: Vendet perëndimore duhet të ndërpresin mbështetjen për grupet takfiriste

Sekretari i Përgjithshëm i Hezbullahut në Liban tha: "Krimet e kryera nga grupet takfiriste nuk kanë asnjë lidhje me Profetin (savs) dhe Umetin Islamik dhe vendet perëndimore duhet të ndalojnë mbështetjen e tyre për grupet takfiriste".

Sipas Al-Mayadin, "Sejed Hassan Nasrullah" në një fjalim me rastin e lindjes së Profetit të Shenjtë të Islamit (paqja e Zotit qoftë mbi të dhe familjen e tij) të premten në mbrëmje, dënoi sulmin e së enjtes në qytetin francez Nicë dhe tha se Islami, i hedh poshtë dhe dënon këto grupe dhe veprime të ngjashme si në të kaluarën, ashtu edhe në të ardhmen. Nasrullah tha se zyrtarët francezë nuk u lejohej t'ia kushtojnë Islamit dhe myslimanëve një krim të kryer nga një person i caktuar. "Nëse supozojmë se një i krishterë kryen një krim, nuk është e saktë që ne të krishterët dhe fenë e krishterë ta bëjmë përgjegjës " tha ai. Duke kritikuar vërejtjet e fundit të presidentit francez Emmanuel Macron rreth Islamit dhe myslimanëve, ai tha: "Nuk është e vërtetë të flasësh për terrorizëm dhe fashizëm islamik". Sekretari i Përgjithshëm i Hezbullahut tha se asnjë mysliman nuk i kishte përshkruar krimet e kryera nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa në Algjeri, Libi dhe Afganistan si terrorizëm i krishterë dhe shtoi se për të respektuar Islamin si fe, duhen hequr  dhe mos përdorur thirrje dhe terma të tillë si terrorizmi dhe fashizmi Islam. Nasrullah shtoi se në vend që të adresonin pasojat, zyrtarët francezë duhet të gjejnë dhe zgjidhin shkaqet e krizës dhe të bindin myslimanët në të gjithë botën se pretendimi i tyre për të mbështetur lirinë e shprehjes është i fortë. "Liria e shprehjes në Francë dhe Evropë nuk është absolute, por është e lidhur me sigurinë dhe konsideratat politike," tha ai, duke theksuar se ata që folën kundër Holokaustit u dënuan me burg. I pyetur pse u ndalua liria e shprehjes përballë antisemitizmit, Nasrullah shprehu shpresën se vendet perëndimore do të rishikojnë konceptin e lirisë së shprehjes. Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut tha se zyrtarët francezë duhet të adresojnë rrënjën e problemit, jo t'i nënshtrohen terrorizmit. Ai tha se asnjë mysliman në botë nuk pranon fyerje ndaj profetit të tij, duke shtuar: "Siç ka sugjeruar Sheih Al-Az’har, fyerja e profetëve dhe shenjtorëve duhet të konsiderohet një krim në botë". Presidenti francez Emmanuel Macron, në një deklaratë larg etikës diplomatike dhe parimeve të demokracisë, tha se Franca do të vazhdonte të botonte karikaturat fyese kundër Profetit(savs), të cilat ishin dënuar gjerësisht në botën islamike.

Tags