Intrigat e zyrtarëve sauditë kundër Iranit dhe iluzionet e shkaktuara nga trazirat politike;
(last modified Mon, 07 Dec 2020 09:35:03 GMT )
Dhjetor 07, 2020 10:35 Europe/Tirane
  • Intrigat e zyrtarëve sauditë kundër Iranit dhe iluzionet e shkaktuara nga trazirat politike;

Zyrtarët sauditë, të cilët këto ditë janë thellësisht të shqetësuar për zhvillimet politike në rajon dhe pasojat e humbjes zgjedhore të Trump, në deklarata të pashoq, po përpiqen të përjashtojnë veten e tyre nga veprimet destabilizuese në rajon dhe terrorizmin që u ngrit me para dhe idetë e tyre takfiriste.

Deklaratat e Ministrit të Jashtëm Saudit Faisal bin Farhan në një intervistë për AFP të Shtunën janë një reflektim i të njëjtës turbullirë politike dhe i lëvizjeve pasive. Në këtë intervistë, si dhe në fjalimin e tij në forumin "Dialogu në Mesdhe", ai shprehu shqetësimin për programin paqësor bërthamor të Iranit. Ai gjithashtu theksoi nevojën për t'u konsultuar me vendet e Gjirit Persik për çdo marrëveshje të re me Iranin, duke i dhënë Riadit një vend të veçantë në ekuacionet rajonale. Me akuza të pabazuara kundër Teheranit, Farhan foli për gatishmërinë e Riadit për të diskutuar mbi çështjet bërthamore dhe përdorimin e raketave balistike. Futja në këto çështje tregon iluzionet dhe mendësitë e hutuara të sundimtarëve Sauditë, të cilët po kërkojnë të përdorin "Iranofobinë" në rajon si mjet për të hequr qafe krizat e bëra nga vetë ata. Këto skenarë kanë qenë subjekt i diplomacisë së dështuar Saudite, e cila në ngjarjet e dekadave të fundit ka pasur një rol shkatërrues. Fakti është që ndërhyrjet saudite dhe ndërtimi i koalicionit për të bërë luftëra, janë rrënja e pasigurisë dhe paqëndrueshmërisë në rajon dhe një kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë në Azinë Perëndimore. Megjithatë, asgjë nuk e heq Arabinë Saudite nga përgjegjësia për krimet në luftën e Jemenit, mbështetjen për terrorizmin dhe lëvizjen drejt normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin dhe tradhëtimin e çështjes Palestineze.  Diplomacia e Riadit është distancuar nga ndërveprimi dhe mirëkuptimi për vite me radhë. Kjo sjellje e keqe u përshpejtua nga prania e Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe përdorimi i politikave të krijimit të krizave nga SHBA për të përfituar nga shitja e miliarda dollarëve armë për Arabinë Saudite dhe princi i kurorës saudite, Muhamed bin Selman e intensifikoi përballjen e tij ndaj Iranit me dritën e gjelbër të Shteteve të Bashkuara. Këtu ka dy pika. Pika e parë; Të fshehësh natyrën e vërtetë të Arabisë Saudite do të thotë të prishësh stabilitetin dhe paqen në rajon. Pika e dytë; Intriga mbi aktivitetet bërthamore jokonvencionale që mbulohet nga pretendime imagjinare të tyre në lidhje me programin bërthamor të Iranit. Ndërkohë, "Arabia Saudite nuk ka treguar transparencë bërthamore, për planet e saj të energjisë bërthamore," tha Oli Heinonen, një ish-zëvendës drejtor dhe shef i inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe një profesor në Universitetin e Harvardit. "Ne nuk e kemi parë të qartë Riadin, përveç përcaktimit të numrit të reaktorëve bërthamorë që do të ndërtohen".  E kaluara tregon se parashikimet dhe sjelljet përçarëse nuk ndihmojnë në forcimin e diskursit konstruktiv për paqe dhe siguri. Zyrtarët e Riadit mund të kenë harruar që Shtetet e Bashkuara janë përpjekur për vite me radhë ta paraqesin Iranin si një kërcënim të sigurisë ndërsa nxisin Arabinë Saudite të zhvillojë luftë dhe të krijojë krizë në rajon. Me një rekord të tillë, Arabia Saudite sigurisht nuk është në gjendje të përcaktojë një politikë ose parakusht për negociata duke shtrembëruar faktet për interesat kombëtare dhe të sigurisë së Iranit dhe fatin e marrëveshjes bërthamore.

Tags