Arrestohet djali i Shejh Nemer Baqer Al-Nemer në Qatif tw Arabisë Saudite
Burimet e lajmeve raportuan arrestimin e Shejh "Husein Nemer", i biri i Shejhit martir "Nemer Baqer Al-Nemer", një klerik i shquar shiit saudit.
Sipas faqes së internetit Naba të hënën, Sheikh Husein Nemer u rrëmbye dy ditë më parë nga shtëpia e tij në rrethin shiit lindor Qatif në Arabinë Saudite dhe fati i tij nuk dihet. Në muajt e fundit, forcat saudite të sigurisë kanë arrestuar një numër anëtarësh të familjes Shejh Nemer Baqer al-Nemer, përfshirë vëllain e tij 30 vjeçar Amin Baqer al-Nemer. Dy javë më parë, forcat saudite të lidhura me Departamentin e Sigurisë Kombëtare bastisën shtëpinë e Sayyid Hashim al-Shukh, një klerik i shquar në al-Ahsa, dhe e arrestuan atë. Shejh Nemer Baqer al-Nemer, një klerik i shquar Saudit, u ekzekutua në 2 Janar 2016 për kritikimin e regjimit Saudit dhe masa u pasua me dënime të gjera nga myslimanët në vende të ndryshme të botës. Qyteti Al-Awamiyah në rajonin Qatif gjithmonë ka qenë i shtypur dhe diskriminuar nga regjimi Al-Saud për shkak të banorëve të tij shiitë dhe në sulmet e ushtrisë saudite ndaj këtij qyteti, qindra banorë janë vrarë dhe plagosur dhe qindra qytetarë dhe aktivistë civilë janë arrestuar.