Hamas: Izraeli është përgjegjës për vrasjen e një zyrtari të Lëvizjes Islamike
(last modified Mon, 25 Jan 2021 07:52:06 GMT )
Janar 25, 2021 08:52 Europe/Tirane
  • Hamas: Izraeli është përgjegjës për vrasjen e një zyrtari të Lëvizjes Islamike

Lëvizja Palestineze e Rezistencës Islamike (Hamas), në përgjigje të martirizimit të Mohammed Abu Najm, një zyrtar i Lëvizjes Islamike, në një deklaratë fajësoi regjimin sionist për këtë krim në qendër të territoreve të okupuara.

Sipas gazetës trans-rajonale Al-Quds Al-Arabi, Hamas në një deklaratë tha:  "Ne dënojmë me forcë krimin e rëndë të vrasjes së Mohammed Abu Najm, një zyrtar i Lëvizjes Palestineze të Rezistencës Islamike, në mes të ditës në qytetin Jaffa dhe e konsiderojmë regjimin pushtues plotësisht përgjegjës për këtë krim."  Lëvizja paralajmëroi për planin ogurzi të regjimit pushtues për të pastruar liderët dhe figurat palestineze, veçanërisht aktivistët në mbrojtje të Al-Kods dhe Xhamisë Al-Aksa.  Gazeta Yedioth Ahronoth raportoi të Dielën se Abu Najm vdiq në spitalin Wolveson në Tel Aviv për shkak të rwndimit të plagëve të tij. Abu Najm, së bashku me një burrë tjetër, u qëllua për vdekje në një rrugë në Jaffa të Dielën, tha gazeta. Sipas gazetës, policia izraelite beson se ky incident është një krim dhe ata po kërkojnë autorët e të shtënave.  Lëvizja Islamike brenda Palestinës, e udhëhequr nga Sheik Raed Salah, është një nga lëvizjet më të rëndësishme politike përgjegjëse për mbrojtjen e Xhamisë Al-Aqsa.

Tags