8 persona të vrarë dhe të plagosur nga një shpërthim në kryeqytetin e Sirisë
(last modified Wed, 31 Mar 2021 12:16:41 GMT )
Mars 31, 2021 14:16 Europe/Tirane
  • 8 persona të vrarë dhe të plagosur nga një shpërthim në kryeqytetin e Sirisë

Ministria e Brendshme e Sirisë kanë njoftuar për shpërthimin e një bombe dhe vrasjen dhe plagosjen e të paktën 8 personave në Damask, kryeqytetin e Sirisë.  

Agjencia e lajmeve Russia Al-Jeum njoftoi se Ministria e Brendshme e Sirisë sot (të mërkurën) ka bërë të ditur se një person me emri Kasi Isa ka qenë bartës i kësaj bombe dhe kjo bombë ka shpërthyer në një rrugë në lagjen Ruknudin të Damaskut ku si pasojë është vrarë një person dhe janë plagosur shtatë persona të tjerë.

Sipas këtij burimi, forcat e patrullimit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe të plagosurit janë dërguar në spital ndërsa hetimet po vazhdojnë në lidhje me këtë shpërthim.

Tags