Mbreti i Arabisë Saudite bënë disa emërime të reja duke përfshirë edhe djalin tjetër të tij
(last modified Mon, 03 May 2021 13:01:01 GMT )
May 03, 2021 15:01 Europe/Tirane
  • Mbreti i Arabisë Saudite bënë disa emërime të reja duke përfshirë edhe djalin tjetër të tij

Mbreti i Arabisë Saudite ka bërë disa emërime të reja në nivel të drejtorëve të administratës së këtij vendi duke përfshirë edhe një prej djemve të tij.

Kanali televiziv Sky New njoftoi se mbreti Selman i Arabisë Saudite me anë të një dekreti, ka emëruar princin Sulltan bin Selman në postin e këshilltarit të tij special dhe kryetarin e bordit drejtues të institutit jo shtetëror “Mbreti Selman”.

Në një urdhër tjetër të mbretit saudit, Fejsal bin Fadil bin Muhsin Al-Ibrahim është emëruar ministër i ekonomisë dhe hartimit të programeve të këtij vendi.

Mbreti Selman gjithashtu ka emëruar Abdullah bin Amer Al-Savahe në postin e shefit të bordit drejtues të Organizatës Hapësinore dhe Khalid bin Abdullah Al-Sabeti e ka emëruar në postin e këshilltarit të sekretarisë së Këshillit të Ministrave të Arabisë Saudite.

Mbreti i Arabisë Saudite gjithashtu ka bërë edhe disa shkarkime e emërime në Ministrinë e Tregtisë dhe në disa institucione të tjera të cilat nga kritikët e regjimit Al Saud vlerësohen si veprime në kuadër të mbrojtjes dhe kontrollit të pushtetit.

Tags